Vajza e Lediona Xheladinajt, banores së Big Brother VIP 3 ka treguar emocionet e saj pas takimit me nënën e saj mbrëmjen e të shtunës.
Ajo u shpreh se e kishte marrë malli shumë për të ëmën, teksa tha se në këtë kohë që Lediona është futur në shtëpi, për të kujdesen gjyshërit (prindërit e Ledionës), shoqes e saj dhe koleget.
“Më kishte marrë malli shumë, kisha kohë që e prisja. Me mamin kam të përbashkët karakterin, fytyrën, të gjitha. Më kanë qëndruar shoqet e mamit, gjyshërit, koleget”, tha ajo në Fun Club.
E pyetur për momentin më të vështirë që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe kur Lediona nuk ka qenë pranë saj, ajo u ndal tek deklaratat dhe mesazhet që babai i saj bëri për të ëmën. Ajo thotë se prej atyre ditëve kur u bënë publike ato mesazhe, nuk flet më me të atin.
“Situata më babanë me ato sms. Flisja, tani nuk flas më, vetëm me nënë dhe gjyshin nga babi. Nuk më ka uruar as për ditëlindje, as për asgjë. Më ka mërzit”, tha Mikaela.
Discussion about this post