Prej kohësh është përfolur se Georgina Rodriguez dhe nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro nuk kanë raporte të mira, edhe pse nuk ka pasur asnjëherë prova për të mbështetur këtë informacion.
Në fakt, së fundmi nëna e futbollistit ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite për të vizituar djalin dhe familjen e tij, duke shpërndarë një imazh në rrjetet sociale që duket se hedh poshtë thashethemet.
Dolores ka publikuar një foto në shoqërinë e partneres së djalit të saj, Georginës dhe Cristianos, ku të tre shfaqen të buzëqeshur.
Discussion about this post