Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së ka publikuar listën e vendeve më të lumtura dhe më të pakënaqura në planet, me Finlandën që zë vendin e parë për të shtatin vit radhazi, ndërsa Afganistani vendi fundit.
Tetë vende evropiane janë në dhjetëshen e vendeve më të lumtura, ku Danimarka vjen në vendin e dytë në listën e 140 vendeve dhe Islanda në të tretin. Në dhjetëshen e parë janë gjithashtu Suedia, Izraeli, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia.
Në rënie në renditje ranë Britania e Madhe, e cila u rendit në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania apo Republika Çeke, dhe SHBA-të, të cilat ranë tetë vende në krahasim me vitin 2023 (e 23-ta këtë vit, e 15-ta në 2023).
Sipas njoftimit, Shqipëria është në vendin e 87-të këtë vit, Maqedonia e Veriut në vendin e 84, ndërsa Kosova në vendin e 29.
Siç shihet, Shqipëria ka rënë me 4 vende në krahasim me 2023.
Sondazhi i Raportit të Lumturisë Botërore bazohet në përgjigjet dhe vlerësimet që qytetarët e kombeve bëjnë për jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që përjetojnë.
Discussion about this post