Kejvina Kthella ka bërë një rrëfim tronditës në BBV se si bashkëjetuesi i saj e dhunoi pasi ajo publikoi një foto në Facebook.
Ish-velina rrëfeu se ai e goditi me grushte duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë.
“Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma”, u shpreh ajo gjatë një bisede me Efin.
Kejvina Kthella tregoi se pasi erdhi policia kishte frikë ta denonconte pasi i dashuri e kërcënoi me vëllain në sy të efektivëve.
“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht (bën shenjën si e godiste). Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma.
Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, tregoi ajo.
Discussion about this post