Filmi i fundit i Millie Bobby Brown ka grumbulluar 50 milionë shikime në vetëm dy javë – por duket se ajo nuk do të ulet për ta parë.
Pavarësisht karrierës së saj në Hollywood, 20-vjeçarja britanike zbuloi për gazetën The Sun se nuk ka durim të ulet për të parë një film të tërë, edhe pse Damsel është bërë titulli më i ndjekur në Netflix këtë javë.
Millie, e cila luan Princeshën Elodie në aventurën e fantazisë, tha: “Unë nuk shikoj filma. Njerëzit vijnë tek unë dhe më thonë: “Duhet ta shohësh këtë film, do të të ndryshojë jetën”. Dhe unë jam si, ‘Sa kohë më duhet të ulem atje?’ Sepse unë dhe mendja ime nuk na pëlqen të rrimë dhe të shikojmë filma. As ato të miat”.
Aktorja e njohur gjithashtu nuk ka shumë kohë të lirë pasi është duke filmuar sezonin e pestë dhe të fundit të shumëpritur të serialit fantastiko-shkencor “Stranger Things”, si dhe po planifikon dasmën e saj me Jake Bongiovi, 21 vjeç, djali i rokut ylli Jon Bon Jovi.
Discussion about this post