Është ndarë nga jeta piktori Ali Oseku, një nga artistët më me ndikim në botën e artit pamor.
Ali Oseku lindi në Tiranë në vitin 1944. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1969. Pas një eksperience trevjeçare si skenograf dhe kostumograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, u dënua me dy vjet punë riedukimi. Më pas, kaloi katër vite në burgun famëkeq të Spaçit. Regjimi komunist e ndaloi atë të krijonte dhe shfaqte veprat e tij të artit.
Megjithatë Oseku u rikthye edhe më i fuqishëm, duke konfirmuar se asgjë nuk mund ta ndalojë një artist. Hapësira krijuese e tij e lejoi të ishte i lirë dhe i pakufishëm, real dhe fluid, kozmik dhe joreal. Në veprat e tij i ikën realitetit për të ekspozuar një realitet intim dhe poetik. Loja e kërkimit të ëndrrave e argëton atë si një fëmijë.
Ekspozita ndër vite
2011 Ekspozitë vetjake, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2005 “Onufri”, Konkursi Ndërkombëtar i Artit, Çmimi i Parë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2002 Ekspozitë në grup, Bienalja e Arteve, Tunis, Tunizi
2001 Ekspozitë në grup, Galeria Sassetti, Milano, Itali
2000 Ekspozitë vetjake, Galeria Zoumbulakis, Athinë, Greqi
1993, 1994, 1995, 1997 Pjesëmarrja në “Onufri”, Konkursi Ndërkombëtar i Arteve, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
Discussion about this post