Me siguri këtë foto duhet ta keni parë të shpërndarë nëpër rrjetet sociale në faqe të ndryshme. Është vlerësuar si një ndër fotot më prekëse të historisë moderne dhe tregon një djalë të vogël që i bie violinës duke qarë. Duket qartë nga vështrimi i tij dhimbja e madhe që ndien përbrenda.
Fotoja ka kapur djalin Brazilian Diego Frazzo Turkato, 12 vjeçarin që ishte duke i rënë violinës në funeralin e mësuesit të tij. Melodia që po luhej në atë moment, ishte e preferuara e mësuesit të tij që e kishte shpëtuar djalin në foto nga varfëria dhe kriminaliteti, nga të cilat ishte i rrethuar.
Në këtë foto, humanizmi flet me zërin më të lartë në botë:
Më jep një trëndafil, të të dhuroj një trëndafil.
Më jep një armë dhe më vonë unë do vras me atë armë.
Më jep dashuri dhe në këmbim do t’i fal dashuri të gjithëve.
Është e pamundur t’i mësosh një fëmije t’i bjerë violinës dhe në të njëjtën kohë ta mësosh të vrasë me armë. Mësuesi kishte bërë më të mirën për djalin dhe ai po e vlerësonte kontributin e tij, edhe pse jo në momentin më të duhur, por mbetet një vlerësim.
Dhuroji dashuri e mirësi një fëmije për të ndërtuar nesër një qytetërim të madh, si dhe një shtet të madh e të fuqishëm./bota
Discussion about this post