A bëni ushtrime në mëngjes apo në mbrëmje? Një studim i ri nga shkëncëtarët në Hong Kong ka zbuluar se mëngjesi është koha më e mirë për t’u stërvitur nëse po përpiqeni të humbisni peshë. Më saktësisht orari midis orës 7 dhe 9 të mëngjesit.
Megjithëse provat në lidhje me kohën optimale të aktivitetit fizik kanë qenë të diskutueshme, një studim ka zbuluar se fillimi i ditës duket të jetë koha më e mirë për të përmirësuar lidhjen midis aktivitetit fizik mesatar dhe të fuqishëm ditor dhe obezitetit.
Lidhja ishte më e dobët në mesditë dhe në mbrëmje.
Njerëzit që plotësuan udhëzimet e aktivitetit fizik në grupin e mëngjesit kishin një indeks më të ulët të masës trupore dhe bel më të vogël se ata në grupet e tjera.
Tongyu Ma, një nga autorët e studimit, tha: “Studimi ynë siguroi një mjet të ri për të eksploruar modelin ditor të aktivitetit fizik dhe për të hetuar ndikimin e tij mbi rezultatet shëndetësore.”
Gjithsej 5,285 persona u përfshinë dhe u ndanë në ushtrues të mëngjesit, mesditës dhe mbrëmjes.
Ata në grupin e mëngjesit (642 persona) ishin 10 deri në 13 vjet më të vjetër se dy grupet e tjera.
Discussion about this post