Intervista e Fedez, e para pas ndarjes nga Chiara është transmetuar mbrëmë. Fedez ka folur rreth lidhjes, çfarë e tërhoqi tek Chiara, çfarë mësoi nga lidhja me të, si është situata sot dhe çfarë e nxiti ndarjen. Ai hedh poshtë tradhtinë si shkak, por pranon se historia me skandalin e panetones, ku Chiara u përfshi dhe menaxhimi që ajo i bëri situatës, sipas tij i keq, e shtoi tensionin mes tyre.
Për Chiara-n
“Nuk dua të qaj… Gjithmonë ka konspiracion rreth shifrave tona, sikur gjithçka të ishte rezultat i një përllogaritjeje. Madje ka nga ata që kanë shkuar aq larg sa thonë se unë e kam shfrytëzuar sëmundjen time dhe kam përfituar prej saj. Le të flasim për ‘tradhtinë’, për një vajzë me të cilën thuhet se kam një lidhje. Jam i mahnitur nga lehtësia me të cilën thuhen disa gjëra pa asnjë verifikim. A është legjitime të thuhet diçka e tillë pa asnjë provë? E kuptoj obsesionin dhe ekspozimin mediatik, por ky nuk mund të jetë një justifikim. Çfarëdo që të ndodhë, Chiara do të jetë gjithmonë nëna e fëmijëve të mi dhe do të jetë gruaja më e rëndësishme në jetën time, pavarësisht nëse dashuria mund të vazhdojë apo jo. Shpresoj që situata mes nesh të qetësohet për hir të fëmijëve tanë. Çfarë më lidhi kaq ngushtë me gruan time? Të jem i sinqertë? Seksi. Lidhjen që kam ndjerë me të… Unë… e kam përjetuar si rrallëherë. Gruaja ime më mësoi edhe se profesionalisht nganjëherë duhet të thuash jo. Unë them gjithmonë po, si një i varfër që është bërë i pasur. Kur më kërkuan të bëja X Factor, asnjë reper nuk ishte i gatshëm të bënte TV: ‘Unë mendova: Më japin shumë para, pse të them jo?’”
Kurse për skandalin me panetonen, Fedez tha:
“E zbulova historinë kur doli gjithçka publike dhe nuk më pëlqeu. Unë jam i kontrolluar nga nga koka te këmbët. Nuk dua të hyj në themelin e çështjes ligjore, por dua të them diçka për Chiarën. Gjithmonë kam dashur ta mbroj atë. Është e drejtë që u çmenda… për këtë histori. Ne zgjodhëm të ishim The Ferragnez… Më bëri të ndihem keq kjo situatë nga pamundësia për t’u përgjigjur për diçka që nuk e kam bërë. Por kjo nuk ishte arsyeja pse martesa përfundoi, edhe pse kjo kontribuoi në rëndimin e situatës mes nesh. Chiara mund ta kishte trajtuar më mirë situatën, të gjithë e kanë keqkuptuar: jam i sigurt që nuk ka keqbesim. Ajo zgjodhi të merrte të gjitha përgjegjësitë, mund dhe duhej të shpjegonte se përgjegjësitë nuk janë të gjitha të sajat. Po menaxherët?”, tha Fedez.
Për fëmijët
“I kërkova Chiarës të mos publikonte fytyrat e fëmijëve. Unë po i mbroj fëmijët e mi nga vetja ime, në një kohë si kjo nuk dua t’i lëndoj ata. Nuk mund të lejoj që gjërat në lidhje me fëmijët e mi të keqinterpretohen. Unë besoj se jam një baba i mirë, edhe nëse shumë na akuzojnë se kemi abuzuar me imazhin e fëmijëve tanë. Besoj se prindërit, duan apo nuk duan, janë trauma për fëmijët e tyre. Shpresoj të jem e keqja më e vogël për ta”.
Përvoja e drogës, tentativa për vetëvrasje
“Unë vij nga një vend periferik ku ka standarde që duhen respektuar. Jo të gjithë njerëzit që vijnë nga rruga janë bërë për rrugë: ka nga ata që janë pre dhe ata që janë grabitqarë, unë kam qenë pre. Ju mësoni të jeni të respektuar, por ata ju mundin. Unë kam hequr mjaft. Shkollën e artit nuk e mbarova. Në adoleshencë përdora edhe drogën për një vit, pastaj e ndalova sepse në moshën 18-vjeçare tentova të vetëvritem duke prerë kyçet e duarve. Ishte e lehtë të hyje në rrugën e drogës dhe e vështirë të dilje. Me ndihmën e prindërve dhe njerëzve të tjerë e kapërceva. Është diçka që ka ndodhur 10 jetë më parë”.
Discussion about this post