Një ngjarje aspak e zakontë po qarkullo në mediat italiane, ku një burrë është zhdukur në rrethana të mistershme që prej datës 23 mars.
Gianfranco Bonzi thuhet se kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante një profil në rrjetet sociale me emrin e këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa. Ata ishin njohur verën e kaluar, madje në një moment “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes transfertave bankare.
Në një emision italian ku fokusi është gjetja e njerëzve të zhdukur “Kush e ka parë”, gazetari ka pohuar se ka rënë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa.
Gazetari e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur (me një italishte jo perfekte) duke thënë se nuk dinte asgjë, por se “për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të”, u shpreh ajo.
Discussion about this post