Reperi Kanye West është goditur me grusht, pasi sulmoi një burrë që preku me duar gruan e tij, Bianca Censori. Këtë e ka bërë të ditur ish- gazetari i Breitbart, i cili dërgoi një deklaratë për “The Mirror”, duke konfirmuar sulmin ndaj çiftit.
“Ai nuk u konfrontua fizikisht vetëm me reperin, por u rikthye sërish te Bianca duke i prekur fustanin dhe trupin. Ai e kapi nga beli dhe e rrotulloi duke e përplasur tutje”, u shpreh ish- gazetari.
Asnjëra palë nuk raportohet për plagosje të rëndë, pasi nuk kanë kërkuar trajtim mjekësor bëjnë me dije mediat e huaja. Kjo nuk është hera e parë që West përballet me sulme të tilla, pasi edhe një vit më parë ai u përfshi në një konfrontim fizik me një grup paparacësh, teksa po kthehej nga ndeshja e basketbollit të vajzës së tij North West.
Discussion about this post