Kur është hera e fundit që ke ngrënë rrush të thatë? Ky frut i thatë dhe i ëmbël ka qenë shoqërues i yni gjatë gjithë jetës.
Këto kokrra të shijshme ngjyrë ari, të gjelbër apo të zeza, janë të preferuara nga fëmijët, por edhe të rriturit nuk i rezistojnë dot.
AgroWeb ju sjell në vëmendje një listë me përfitimet kryesore nga rrushi i thatë.
Ky frut është një burim i përqendruar energjie, vitaminash, mineralesh dhe elektrolitesh.
Nga përfitimet e tij mund të veçojmë uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e mirë të zemrës.
Studimet kanë treguar që konsumimi ditor i tij ul tensionin e gjakut duke e futur atë në listën e produkteve më të mira për uljen e tensionit të lartë.
Vlerat kryesore shëndetësore të rrushit të thatë përfshijnë ndikimin pozitiv në luftën kunduer anemisë.
Këto kokrra speciale kujdesen për shëndetin e syve, shëndetin dentar dhe cilësinë e kockave, uljen e temperaturës, dhe çrregullimeve hormonale.
Mund të tingëllojë çuditshëm por sa më gjatë të mbani kokrrat e vogla të këtij rrushi në gojë, aq më mirë është.
Kjo pasi përtypja e tyre u bën mirë dhëmbëve duke parandaluar rritjen e baktereve.
Këto kokrra janë të pasura edhe me kalcium dhe i bëjnë dhëmbët edhe më të fortë.
Rrushi i thatë ka nivele të larta antioksidantësh që luftojnë radikalet e lira.
Studimet tregojnë që rrushi i thatë ndihmon organizmin të përballet me sukses me valët e rrezikshme të insulinës pas vakteve.
Rrushi i thatë rregullon aftësinë përthithëse të sheqerit në trup duke e bërë atë të qëndrueshme.
Rrjedhimisht reduktohen gjasat për komplikime emergjente.
Për më tepër, rrushi i thatë ndihmon në çlirimin e hormoneve që janë përgjegjës për t’i treguar trupit kur është i ngopur apo i uritur.
Duke mbajtur këto hormone nën kontroll, njerëzit që konsumojnë rrush të thatë kanë shanse më të larta për të parandaluar ngrënien e tepërt.
Po Anemikët?
Ata që vuajnë nga anemia nuk duhet të heqin dorë nga rrushi i thatë.
Kjo pasi ai ka hekur, bakër dhe vitamina komplekse B që janë të nevojshme për formimin e qelizave të reja.
Rrushi i thatë është burim i pasur me kalium dhe magnez.
Këto minerale janë efektivë në neutralizimin e aciditetit të tepërt në trup.
Aciditeti i tepërt në trup shkakton probleme të shumta duke nisur nga sëmundjet e lëkurës, rënien e flokëve, sëmundjet e zemrës, etj.
Kujdes! Pavarësisht të mirave, konsumimi i rrushit të thatë kërkon kujdes.
Rrushi i thatë ka shumë kalori dhe të bën të shtosh shumë shpejt në peshë ndaj konsumi duhet të mbahet nën kontroll./AgroWeb.org
Discussion about this post