Fillimisht ishte Hyggem koncepti danez i të qëndruarit brenda në shtëpi dhe ndjesia e rehatisë. Më pas, Iagom, mendësia suedeze për t’iu qasur jetës me një mentalitet të të bërit gjërave në mënyrë të moderuar. Tani është radha e një tjetër koncepti që quhet Niksen dhe në Holandë e praktikojnë shumë për t’u ndjerë sa më pak të stresuar dhe të ngarkuar në përditshmëri.
“Niksen fjalë për fjalë do të thotë të mos bësh asgjë, të rrish kot ose të bësh diçka pa ndonjë qëllim të caktuar,” thotë Carolien Hamming, drejtore e një qendre për menaxhimin e stresit në Holandë. Praktikimi i Niksen-it mund të jetë po aq i thjeshtë sa qëndrimi shtrirë në divan, duke dëgjuar muzikë ose thjesht duke parë natyrën nga dritarja. Fokusi është te lënia e mendjes në liri të plotë, pa u përqendruar në detaje apo veprime konkrete.
Një aspekt i “artit të të jetuarit” është të zbuloni se cilat mënyra për t’u çlodhur ju përshtaten më shumë. Nuk ka domosdoshmërisht një qasje të vetme për të gjithë, përkundrazi. Ju duhet të zbuloni se cilat sjellje janë më efektive për ju.
Cilat janë përfitimet e Niksen-it?
Në Holandë, Niksen nuk konsiderohet si dembelizëm, por si një qasje e kundërt e të qenit produktiv. Ndërsa, nivelet e stresit po rriten në të gjithë botën, ndikimet që kjo ka në jetën e gjithsecilit prej nesh është si në aspektin fizik, por edhe në atë mendor. Ndaj, të mos bëni asgjë është një teknikë pozitive kundër stresit dhe mbingarkesës emocionale.
Një tjetër përfitim i këtij koncepti është që i ndihmon njerëzit të krijojnë ide të reja. Edhe kur nuk bëjmë asgjë, truri ynë është ende duke përpunuar informacion dhe duke përditësuar fuqinë e tij për të gjetur zgjidhje për probleme të ndryshme.
Si ta praktikoni Niksen?
Për shumë njerëz, të mos bësh asgjë nuk është aq e thjeshtë sa duket. Në fakt, mund të jetë disi sfiduese të ulesh dhe të shikosh nga dritarja, për shembull. Por, ekspertët thonë se duhet të kaloni çdo shqetësim dhe të praktikoni këtë metodë, pra të guxoni të rrini kot.
E gjithë kjo ka të bëjë me lënien e vetes të lirë për të ecur në rrjedhën e këtij koncepti duke u çliruar për disa momente nga angazhimet, stresi, problemet etj.
Discussion about this post