Kim Kardashian, ylli i televizionit dhe sipërmarrëse, mori pjesë në një ngjarje për të diskutuar reformën në drejtësi penale me zëvendëspresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë në Washington, më 25 prill. Biseda erdhi një ditë pasi Presidenti Joe Biden fali 11 persona dhe shkurtoi dënimet e pesë të tjerëve që ishin të dënuar për vepra jo të dhunshme në lidhje me drogën.
Forumi përfshinte disa njerëz që u falën të mërkurën – Jason Hernandez, Bobby Darrell Lowery, Jesse Mosley dhe Beverly Holcy – të cilët diskutuan përvojat e tyre me sistemin e drejtësisë. Të gjithë kanë nisur biznese ose organizata joqeveritare në komunitetet e tyre pas burgosjes, shkruan CNN.
“Unë jam një besimtare e madhe në fuqinë e redemimit”, tha Harris në ngjarje. “A nuk është shenjë e një shoqërie civile që ne u lejojmë njerëzve një mënyrë për të fituar rrugën e tyre mbrapsht dhe u japim mbështetjen dhe burimet që u nevojiten për këtë?”.
Harris falënderoi Kardashianin, e cila ka vizituar Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë administratës Trump për të shtyrë përpara reformën në drejtësi penale, për avokatinë e saj dhe për “përdorimin e platformës së saj në një mënyrë që vërtet ka ngritur rëndësinë e të folurit dhe të qenurit e përkushtuar ndaj mundësive të dyta për të burgosurit”.
“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar dhe për të përhapur fjalën”, tha Kardashian, para se t’u thoshte të amnistuarve se ishte “shumë e emocionuar të jetë këtu për të dëgjuar historitë tuaja”.
Harris gjithashtu shfrytëzoi ngjarjen për të njoftuar përfundimin e një rregulli të ri që heq shumicën e kufizimeve në hua përmes Administratës së Biznesit të Vogël bazuar në rekordin kriminal të një personi.
Mosley, një nga pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët, tha se ndjente “mirënjohje të madhe për faktin që u gjend në mesin e atyre pak personave që u amnistuan”.
“Tani unë jam duke u ulur në tryezë me Zëvendëspresidenten dhe Kim Kardashian”, tha ai.
Kardashian tha se ndarja e historive personale ndihmon njerëzit që nuk kanë qenë në sistemin e drejtësisë penale të kuptojnë sfidat e rikthimit në shoqëri pas burgosjes.
“Çdo herë që kam shkuar dhe kam vizituar të dënuarit një burg, kam takuar disa nga individët më të zgjuar me idetë më të ndritshme dhe kam parë ndryshimet që po ndodhin për ta bërë rikthimin e tyre më të lehtë, mendoj se do të jetë një ndryshim jete dhe do t’u japë shumë njerëzve shpresë”, tha Kardashian.
Discussion about this post