Aktorja e njohur Rajmonda Bulku kujton me nostalgji raportin e ngushtë që ka pasur me teto Ollgën. Ajo tha mes të tjerave se fama e filmit është edhe meritë e Violeta Manushit, “sepse ishte një grua e jashtëzakonshme”. E ftuar dje “Në kurthin e Piter Panit” ajo ka treguar më shumë për marrëdhënien me aktoren e famshme shqiptare.
“ Violetës, me siguri, i thanë që është një gjimnaziste, por ajo që në natën e parë, që kemi fjetur të dyja në Pogradec, me tha: “Ti je bija ime” dhe mbetëm kështu deri në fund. Deri në fund momentet e fundit i kemi thënë njëra-tjetrës “të dua shumë vërtet”. E dija që ajo grua ishte një karakter shumë i bukur dhe isha krenare që e kisha vërtet mike” – tregon Rajmonda.
Aktorja kujton se Violeta Manushi, edhe ne dasmën e saj, kur ishte e ftuar, tha me të qeshur se tashmë ajo do të kalonte në plan të tretë:
“Në dasmën time ka qenë e ftuar në tavolinë dhe automatikisht, si grua e zgjuar që ishte, tha: “Tani unë jam nëna e tretë, sepse ishte vjehrra tashmë…”
Discussion about this post