Einxhel, e ftuar në “Cherry on Top”, tregoi se mund të rikthehet në “Big Brother VIP Albania 4”, por këtë herë në rolin e opinionistes. Së pari, ajo tha se i kishte ardhur një ofertë në edicionin e dytë të “BBVA 2”, por sapo kishte lindur Trevin dhe nuk donte të humbte momentet më të bukura me djalin e saj.
“Nuk e kam ndjerë veten gati për t’iu rikthyer ekranit. Ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinioniste. Në sezonin e dytë mora një telefonatë për të qenë opinioniste, mirëpo kisha 10 ditë që kisha sjellë Trevin në jetë dhe nuk doja t’ia hiqja vetes ato momentet e bukura të fillimit për një projekt që sigurisht mua më pëlqente shumë, por m’u desh të vendosja lumturinë para karrierës”.
Moderatorja u shpreh se do ta konsideronte për “BBVA 4”.
“Patjetër, do më kishte pëlqyer. Besoj më shkon për shtat si format”, tha Einxhel.
Ajo tregoi se kur mori pjesë në një prej puntatave, ishte mirëpritur dhe postuar shumë. “Mund t’i krahasoj mesazhet e asaj nate me mesazhet e finales së “BBVA 1”, duke shtuar se për tre ditë rresht njerëzit i shkruanin dhe e komplimentonin.
Ajo tha se do të zëvendësonte Arbrin, se ka tre vjet dhe ai mund ta bëjë pak pushim. “Mendoj se do të isha shumë e mirë për atë post”, përmbylli Einxhel.
Discussion about this post