Aktorja, producentja dhe drejtuesja e shumë talk show-ve, Drew Barrymore, tregon në një intervistë për CNN jetën e saj personale përtej kinematografisë. Me plot entuziazëm ajo rrëfen se është nënë e një familjeje të madhe.
Duket e çuditshme, por në fakt edhe shumë interesante, në shtëpinë e saj përveç dy vajzave, ajo ka edhe dy qen, katër mace, një hardhucë, një peshk dhe një gjarpër. E thënë më thjesht aktorja ka vendosur të ketë një “kopsht të vogël zoologjik” në banesën e saj.
“Qentë e mi flenë në shtratin tim me mua po ashtu edhe me macet e mia dhe kjo më bën të ndjehem qenia më e lumtur në botë. Është qesharake sepse unë nuk fle me askënd tjetër, as me mikeshat e mia. Jam shume e çuditshme për të ndarë shtratin me dikë tjetër, por kur bëhet fjalë për kafshët e mia, unë them: ‘Hajde le ta bëjmë këtë’’, tregon aktorja.
Ndërkohë aktorja tregon se nuk e mendon dot jetën e saj ndryshe pa praninë e kafshëve.
“Kam qarë shumë kur kam shkruar kujtimet me qenushen tim Flossie, e cila jetoi pothuajse 17 vjet, në ‘Wildflower“, ka rrëfyer aktorja.
Barrymore e ka filluar karrierën e saj si aktore kur ka qenë shuam e vogël, po ashtu edhe bashkëjetesën e saj me kafshët. Ajo tregon se dashuria e saj për to lindi kur realizoi reklamën e saj të parë me një qenush të vogël të quajtur Purina.
Discussion about this post