Nespulla është një pemë shumëvjeçare, me gjatësi prej gati tre metrash, me gjethe të mëdha dhe të shumta, lule të bardha dhe me aromë magjike.Pema e nespullës është një nga zbukurueset natyrale e kopshteve, bahçeve dhe oborreve shqiptare.
Frutat dalin në bashkësi dhe janë të rrumbullakta, ose si dardhë të vogla, me ngjyrë të verdhë ose portokalli.Nespulla ka një shije marramendëse, që vjen e ëmbël si shija e pjeshkës dhe mangos, por edhe paksa e athët pasi nespulla bën pjesë në të njëtë familje me mollën.
Ndërsa brenda frutit gjenden 2- 3 fara të mëdha me ngjyrë kafe, të cilat janë të pangrënshme.Origjina e pemës është Lindja e Largët, specifikisht Japonia nga ku vjen emri shkencor, Eriobotrya japonica.E veçanta e kësaj peme është se ajo lulëzon në vjeshtë dhe frutat piqen në pranverë.Në Shqipëri e gjejmë me emra të ndryshëm ku dominon termi ‘nespullë’, por në zona të ndryshme e lidhin me muçmollën, madje në Elbasan e quajnë edhe ‘muçmolla e verës’.Normalisht frutat e nespullës dominojnë në tregjet e fshatarëve nga fundi i pranverës.
Por këtë viti si pasojë e shkurtit dhe marsit të nxehtë, edhe sezoni i nespullave ka ndryshuar duke mundësuar daljen e të verdhave të para në treg me çmime të larta.Nëse prisni edhe pak, shija e nespullave nuk do të jetë problem për xhepin e shumicës.Nespulla është shumë e pasur me ujë, fibra, minerale, vitamina si dhe acide organike. Por një nga elementet më të rëndësishëm të saj është pektina, një nga fibrat kryesore.
Mineralet që përmban e bëjnë që ky frut të jetë shumë i çmuar. Elementët aktivë të nespullave përbëhen nga një pasuri e larmishme me Vitamina A, Vitamina B and C.
Ato përmbajnë gati të gjithë gamën e komplekseve të Vitaminës B, tiaminën, riboflavinën, niacinën dhe piridoksinën.
Nespullat janë gjithashtu të pasura me folate dhe acid folik, si edhe me një seri të rëndësishme të mineraleve si kalçium, mangan, kalium, fosfor, zink, bakër, selen dhe karbohidrate.
E veçanta e nespullave është se përmbajnë edhe acide Omega3 dhe Omega6. Është përdorur prej kohësh në mjekësi, sidomos në mjekësinë popullore.
Gjethet e saj janë përdorur për kurimin e çrregullimeve të frymëmarrrjes, ekzemën dhe psoriazës. Gjethet e nespullës ndihmojnë në qetësimin nervor kur përdoren në formën e çajit që ofrohet nga mjekësia tradicionale.
Vetitë shëndetësore të nespullave
Konsumi i rregullt i këtyre frutave ju ndihmon në parandalimin e infeksioneve si edhe në pastrimin e rrugëve urinare.
Por jo vetëm, nespulla është një frut shumë i mirë edhe në rast kur organizmi ka temperaturë të lartë, pasi e ul atë natyralisht.
Një ndihmë të madhe ky frut e jep edhe në eleminimin e lëngjeve të tepërta të trupit, duke shpeshtuar urinimin në mënyrë natyrale, pa e ulur aspak tensionin.
Fibrat e shumta që përmban, e bëjnë këtë nespullën edhe një mjet të mirë për të larguar urinë. Gjithashtu nespullat rregullojnë funksionimin e zorrëve falë ujit dhe fibrave të shumta që përmban.
Detajet e efekteve të nespullës
Ky frut ruan nivelin e presionit të gjakut, ruan zemrën nga ataku kardiak, ndihmon për kurimin e sëmundjeve virale, përmirëson procesin e metabolizmit dhe ndihmon për uljen në peshë dhe ndihmon për shtimin e gjakut në organizëm.
Nespulla përmirëson shikimin dhe mbron nga rëndimi molekular, mbron mëlçinë nga toksinat e larta dhe e ruan atë nga cirroza.
Ky frut plot vlera parandalon zhvillimin e qelizave tumorale dhe ul nivelin e sheqerit në gjak, plotëson prodhimin e insulinës dhe ndihmon për kurimin e diabetit.
Por farat e frutit përmbajnë lëndë helmuese si alkaloidë toksikë të cilat nëse i ha, shkaktojnë të vjella, spazma dhe marramendje. Prandaj duhet kujdes sidomos kur fëmijët e konsumojnë këtë frut.
Discussion about this post