Engjëjt po shkundin “pluhurin” nga krahët dhe janë gati për një nga shfaqjet më të njohura të modës! “Victoria’s Secret” rikthehet pas 6 vitesh!
Pauza i dha kohë markës për të reflektuar dhe sapo ka njoftuar se shfaqja ikonike do të rikthehet në vitin 2024, me një grim krejtësisht të ri. Në një video në Instagram të postuar vetëm dje, marka njoftoi se do të rikthejë shfaqjen më të njohur të modës.
“Ne i lexuam komentet dhe ju dëgjuam,” shkroi marka në mbishkrim, duke shpjeguar se “Shfaqja e modës së Victoria’s Secret është Kthyer dhe do të pasqyrojë se kush jemi sot, plus gjithçka që dini dhe doni, magjepsjen, pistën, krahët, argëtim muzikor dhe jo vetëm!”
Discussion about this post