Floriana Garo ka zbuluar disa detaje nga familja që ajo ka ndërtuar me avokatin Enis Daci.
Ish missi ka treguar se bashkëshorti kërkon të bëjē njē fëmijë të tretë dhe ajo e pëlqen shumë idenë e familjes së madhe, por në kohët dhe vendin që jetojmë thekson se është e vështirë.
“Këtë kapitull e kam mbyllur. Dëshira e tim shoqi është që ne të bëjmë edhe një fëmijë tjetër, kurse unë akoma nuk jam e bindur. Mendoj që një familje e madhe është një gjë shumë e bukur, një luks i jashtëzakonshëm që njerëzit kanë, kur kanë mundësi që t’i kenë gjërat ashtu siç dëshirojnë. Një familje e madhe sjell edhe shtimin e gjithë popullsisë edhe të gjithë duhet të bëjmë sa më shumë fëmijë edhe për Shqipërinë që po pakësohet dita-ditës. Mirë është që të japim këtë modelin e të sjellit në jetë më shumë fëmijë por në kohët e sotme ka shumë vështirësi dhe të gjithë e dimë se këtu jetojmë”, u shpreh ajo.
Në një intervistë në RTSH, Garo ka sqaruar edhe deklaratën e dy viteve më parë, kur në një intervistë kishte deklaruar se bëhet shumë xheloze për bashkëshortin kur ai del me shokët.
Sot, ajo qeshi me titullin e lajmit i cili ishte se “Floriana Garo është aq xheloze sa nuk e lë burrin të dalë nga shtëpia”, ndêrsa tha se ky titull është i ekzagjeruar dhe se në çift ata të dy kanë xhelozi të shëndetshme.
Discussion about this post