Dwayne Johnson ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pamje nga xhirimet e filmit “The Smashing Machine”. Në film ai luan mundësin e njohur Mark Kerr dhe për t’i ngjarë atij bëri disa ndryshime.
Johnson ka vendosur paruke, pasi Kerr ka flokë të zinj. Gjithashtu, atij i është dashur të vendosë proteza në fytyrë, për t’iu afruar imazhit të jashtëm të mundësit veteran. Shumë prej ndjekësve të aktorit komentuan ngjashmërinë mes dy meshkujve dhe ndryshimin e suksesshëm në pamjen e aktorit.
Filmi A24 shpalos historinë e luftëtarit legjendar MMA, i cili luftoi me varësitë dhe martesën e tij, ndërsa u shndërrua në një ikonë të sportit.
Emily Blunt luan së bashku me Dwayne Johnson në rolin e Don Staples. Kerr u takua me Johnson dhe u stërvit me të, për nevojat e xhirimeve, gjë që ky i fundit e bëri të ditur në Instagram.
Discussion about this post