Çajrat bimorë kanë një efekt shumë terapeutik për shpirtin dhe mendjen që rëndom sulmohen nga ankthi, stresi apo edhe depresioni.
Këto janë në nivele shumë të larta gjatë pandemisë së COVID-19 dhe për rrjedhojë, dalëngadalë na duhet të ngremë mekanizma mbrojtës për shëndetin mendor dhe sistemin tonë nervor. Ndër to mund të përmendim meditimin, aktivitetin fizik, leximin e një libri apo edhe rutina e të pirit një çaj bimor me efekt qetësues.
Në këtë artikull do të merrni rekomandimet e AgroËeb.org për çajrat më të mirë bimorë që do ju ndihmojnë të mbroni mendjen.
Çaj kamomili
Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin.
Të rriturit që kanë probleme me gjumin mund të konsumojnë 1 deri në 4 filxhanë çaj kamomili në ditë.
Një filxhan çaj duhet pirë patjetër përpara se të bini për të fjetur.
Nëse vuani nga stresi dhe ankthi, ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre filxhanëve në ditë.
Lulja e sahatit
Një nga përdorimet më të zakonshme të çajit ose ekstraktit të lules së sahatit në mjekësi është kundër pagjumësisë.
Gjatë studimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumi i dozave të vogla të çajit të lules së sahatit përmirëson humorin dhe zbut dhimbjet e kokës.
Ju mund të pini një filxhan në mbrëmje për qetësim e gjumë të qetë.
Çaji i tërshërës
Çaji nga kashta e tërshërës që mblidhet pak para celjes së luleve është ndër më të mirët sepse përmban vitaminat e kompleksit B, vitaminat A e C .
Ai rekomandohet shumë për qetësim të nervave dhe kundër stresit.
Mund të pini 1-2 filxhanë në ditë.
Çaji i lulekuqes
Lulëkuqja ishte një nga lulet më të preferuara të Venusit, perëndeshës romake të bukurisë dhe dashurisë.
Prej shekujsh lulekuqet janë pranuar si simbol i qetësisë, gjumit dhe paqes.
Por lulet e vogla të kuqe prodhojnë edhe fara të ngrënshme që janë të mbushura plot me minerale, substanca të shëndetshme, por edhe me alkoloidë që nëse merren në doza të mëdha mund të kenë efekte të forta.
Bima e lulëkuqes mund të përdoret edhe për çaj i cili shërben më së miri jo vetëm kundër ankthit dhe pagjumësisë por edhe për shëndetin në përgjithësi.
Ekspertët paralajmërojnë se ky çaj nuk duhet konsumuar nëse jeni shtatzënë ose përdorni ilaçe kundër depresionit.
Discussion about this post