Një modele është përballur me një situatë të sikletshme në Festivalin e Filmit në Kanë, ku punonjësit e sigurimit u përpoqën ta ndalonin të zbulonte veshjen e saj, e përmbante një imazh të madh të Krishtit.
Edhe pse nuk dihet shkaku i debatit, besohet se sigurimi nuk ka dashur të shkaktojë asnjë polemikë fetare.
Modelja veshi një fustan që kishte foton e Jezu Krishtin dhe pozoi në tapetin e kuq gjatë mbërritjeve për shfaqjen e filmit jashtë konkurrencës “Le Comte de Monte-Cristo” në festivalin e filmit të mërkurën mbrëma (22 maj).
Në pamjet e publikuara, modelja duket e mërzitur kur sigurimi i festivalit tentoi t’i fshihte bishtin e fustanit duke ia mbuluar, ndërsa ajo ka reaguar ashpër.
Discussion about this post