Fansat e këngëtares së njohur Nicki Minaj kanë shpërthyer kudër reperes, pasi ajo anuloi koncertin e saj vetëm pak minuta para se ishte parashikuar të zhvillohej.
Teksa 20.000 fansa të dashuruar pas këngëve të Minaj ishin në arenë gati për të përjetuar një natë të paharrueshme, këngëtarja njofton se ishte arrestuar dhe ndodhej në qeli, raportojnë mediat e huaja.
Reperja amerikane u arrestua në aeroportin Schiphol në Amsterdam, pasi dyshohej se transportonte lëndë narkotike të lehta. Ajo u gjobit me një vlerë prej 350 dollarë dhe më pas u lejuar që të shkonte.
Në rrjetet sociale, Minaj tha se ishte në një qeli burgu për pesë deri në gjashtë orë dhe më në fund mbërriti në hotelin e saj në Mançester rreth mesnatës.
“Ata ia dolën mbanë në planin e tyre për të mos më lënë të ngjitem në atë skenë sonte”, ka shkruar ajo në X, pa thënë se kujt i referohej.
“Ju lutemi pranoni faljen time më të thellë dhe më të sinqertë. Ata me siguri e dinin saktësisht se si të më lëndonin sot, por edhe kjo do të kalojë”, tha artistja.
Discussion about this post