Jetmir Salaj ka bërë një tjetër deklaratë në rrjetet sociale dhe këtë herë, ka ndërmarrë edhe hapa konkretë për t’i dalë kundër produksionit të “BBVA 3”. Ish-banori ka hapur një llogari në GoFundMe dhe u kërkon njerëzve ta mbështesin financiarisht që të ketë drejtësi dhe të shprehë të vërtetën e tij.
Së pari, ai sqaroi se nuk i del dot kundër i vetëm produksionit për disa arsye:
“Për të gjithë ju miq e dashamirës që më thoni “fol, pse s’flet”: Nuk është e lehtë të përballesh me një sistem të gjithë i vetëm.
– Për shkak të kontratës, mund të gjobitem deri në 100 mijë euro
– Të zhvillosh një betejë ligjore në Shqipëri, po edhe jashtë saj, duhen edhe 100 mijë të tjera
– Nuk i kam ato lekë. Frikë nuk kam e s’kam për të pasur kurrë, pasi besoj tek e drejta ime
– Për ju që thoni: “Hap GoFundMe e të të mbështesim”, ju falenderoj, por do më shanin e shpërfytyronin nëpër mediat e tyre”.
Më tej, Jetmiri shtoi:
“E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë, pushtetin. Kështu që, nga Instagram-et mos bëni si trima me mesazhe se nuk ju bën nder”.
Discussion about this post