Prej disa kohësh në rrjetet sociale përflitet fakti që mes Kim Kardashian dhe motrës së saj të madhe mund të ketë një sërë inatesh. Por, themeluesja e Skims ka vendosur të reagojë duke i dhënë një përgjigje të gjithë atyre që besojnë se mes tyre ka konflikte dhe urrejtje.
“Njerëzit mendojnë se ne e urrejmë njëra-tjetrën. Sigurisht, që kjo nuk është e vërtetë edhe pse e di se xhirimi i një telefonate gjatë episodeve të vitit të kaluar u bë shkak që shumëkush të mendojë për mosmarrëveshje dhe urrejtje mes nesh,” u shpreh ajo në episodin e fundit të “The Kardashians”.
Telefonata në fjalë është xhiruar gjatë një momenti kur Kim shprehet për një bisedë në grup në WhatsApp, i emëruar “Jo Kourtney”.
Në këtë fragment, teksa Kim flet me mikun e saj Simon Huck, ky i fundit e pyet nëse kishte persona të tjerë pjesë të këtij grupi. Mamaja e katër fëmijëve konfirmoi faktin që asnjë person tjetër mes miqsh apo kolegësh nuk ishte pjesë e tij, pra thjesht çështje familjare.“Thjesht pata një ndjesi që kjo telefonatë ishte xhiruar, por nuk mendova se kjo do përdorej në formë hakmarrjeje. Të gjithë e dinë, familja dhe miqtë që unë dhe Kourtney nuk kemi urrejtje për njëra-tjetrën,” tha Kim.
“E dini çfarë? Ky është një tiparë që ime më dhe Kim e kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre. Pra, ideja se të gjithë po flasin për ty, por nuk ka ‘të gjithë’. Njerëzit duan një shkak apo sherr më shumë dhe kaq,” përfundon Kourtney.
Discussion about this post