Gjatë puntatës së “Përputhen Prime”, Erioni, konkurrenti i shumëpërfolur i emisionit të njohur do të merrte një vendim. Ai do të deklarohej për njërën nga vajzat me të cilat kishte histori të hapura, ose do të largohej i vetëm nga emisioni.
Fillimisht, në një përballje me Rrushen, ai shprehu pëlqimin ndaj saj dhe deklaroi se çdo mashkull do të dëshironte të kishte në krahë një femër si ajo, por historia e tyre nuk mund të vazhdonte.
Më pas, ai duhej të bënte një përballje tjetër me Mikelën, por zgjodhi ta anashkalonte duke u deklaruar menjëherë për të.
Në një atmosferë shumë romantike, ku studioja u shndërrua tërësisht në tjetër ambient, Erioni shprehu se kishte kohë që e kishte ndarë mendjen për të zgjedhur Mikelën, por nuk donte të merrte një vendim të nxituar.
Discussion about this post