Nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Robert Berishës, ka ndërruar jetë disa vite më parë nga kanceri.
Në një intervistë të fundit në ‘Klan Kosova’, ai ka treguar se e kishte pikë të dobët. Mirëpo, teksa ka folur për këtë pjesë, artisti tregoi se ish-partnerja e vëllait të tij, Patrisit, Tuna Sejdiu, nuk e ka trajtuar mirë nënën e tij, edhe në periudhën e kimioterapisë.
Rrëfimi i Robertit:
“Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë jam pika e dobët e saj.
Aty ka ndodh një mosmarrëveshje, siç janë nuset. Bo çka dush me burrë tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është. Në raport me nënën time me u sjell keq, me kancer, me krejt ato kimioterapia që i ka pas, me ma mërzit dikush nuk ia vlen.
Me një mesazh u krye ai muhabet”.
Discussion about this post