Hëna e re është një ngjarje e rëndësishme qiellore, e cila të fton të reflektosh dhe të manifestosh.
Nëse ke një boshllëk në jetë, është momenti që ta mbushësh përmes një personi, aventure, eksperience apo objekti të ri. Gjatë kësaj Hëne të re duhet të bësh vend për gjërat e reja që të ndodhin në jetë, për të lënë pas sjellje që nuk të shërbejnë më.
Për fillestarët e horoskopit, Hëna e re ndodh kur Hëna dhe Dielli takohen në të njëjtën gradë, duke bashkëvepruar. Hëna e re është koha perfekte për të manifestuar dhe për të vendosur qëllime të reja.
Çfarë do të ndodhë saktësisht me shenjat e horoskopit?
Dashi
Përqafo sjellje dhe zakone të reja. Hëna e re do të bashkëpunojë me Afërditën, planetin e bukurisë dhe argëtimit. Mund të kesh një periudhë të bukur, të mbushur me angazhime, argëtime dhe sfida të reja, por interesante. Shmang analizimin e tepërt të sjelljeve dhe ngjarjeve që ndodh në jetën tënde.
Demi
Një ndër superfuqitë e tua qëndron te komunikimi. Duke qëndruar në rrjetin e duhur të njerëzve, ti arrin të perceptosh gjithçka nga njerëzit dhe të nxjerrësh më të mirën/të keqen prej tyre. Gjithsesi, në çdo hap që do të bësh, Hëna e re do të të ndihmojë që të ecësh me besim dhe maturi.
Binjakët
Është një moment i rëndësishëm për ty, Binjak. Jupiteri, planeti i fatit dhe njohurive, të dhuron gjithë kohën e duhur prë të reflektuar dhe për ta marrë seriozisht qëllimin për të transformuar veten dhe jetën tënde. Me Hënën e re të Binjakëve, ti do përshtatesh me ritmin e universit dhe dëshirat e tua do të gjejnë realizim.
Gaforrja
Ca njerëz thonë se në fakt, nuk ndahet subkoshinca nga vetëdija. Ëndrrat, dëshirat dhe besimet e tua manifestohen gjatë gjithë kohës, ndaj thuaji me zë të lartë, sepse me shumë gjasa, universi do të të dëgjojë. Jepi rëndësi intuitës dhe dëgjoje me kujdes veten.
Luani
Kjo periudhë të lejon të ëndërrosh dhe t’i kushtosh rëndësinë e duhur vetes dhe synimeve që do të vendosësh për të ardhmen. Gjatë Hënës së re, do të krijosh më shumë afirmime për veten, të cilat do të të ndihmojnë të kesh më shumë vetëbesim dhe të ndërmarrësh hapat e duhur. Çfarë do të arrish dhe sa larg do të shkosh? Këto janë pyetje që vetëm ti mund t’u përgjigjesh.
Virgjëresha
Stade të reja po vijnë në karrierën tënde, ndaj bëhu gati për më tepër punë, por edhe për zhvillim. Me Jupiterin miqësor në shenjën tënde, do të ndërmarrësh një rrugëtim të ri dhe do të kesh më shumë njohuri praktike se zakonisht. Të vërtetat do të dalin në dritë dhe ti do të kesh motivimin dhe dëshirën e duhur për të vendosur ‘pikat mbi i’.
Peshorja
Idetë e reja dhe të papara do të vijnë në mendjen tënde, thjesht ti sigurohu që të shijosh eksperiencën ndërkohë. Hëna e re të sjell të tjera aventura, duke nisur që nga udhëtimet, deri tek edukimi. Është e nevojshme që të dalësh nga zona e rehatisë dhe të eksplorosh të tjera shtigje.
Akrepi
I dashur Akrep, ti do të gjesh balancën dhe entuziazmin që të duhet për të ardhmen. Sigurisht, qejfi është shumë i rëndësishëm, por kujdes! Mos i harro prioritetet e tua dhe mëso që të vendosësh se ku do të përqendrohesh më shumë. Sigurisht, të këshillojmë që gjatë kësaj periudhe të kujdesesh për ndjesitë dhe veten.
Shigjetari
Një dashuri e madhe dhe kuptimplotë do të hyjë në jetën tënde dhe nuk po flasim vetëm për aspektin romantik që përfshin një tjeër person. është lloji i dashurisë që të ndihmon të identifikosh njerëzit e vërtetë pranë teje, miqësitë autentike dhe marrëdhëniet që lindin nga bashkimi i dy shpirtrave që e duan në mënyrë të çiltër njëri-tjetrin.
Bricjapi
Kujtohu që kur gjen paqe dhe largohesh nga mendimet dhe shqetësimet e tua, i lë vend emocioneve dhe eksperiencave të reja. Është një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës që të hasesh me të papritura të këndshme, ndaj lejoje veten të përjetosh të gjitha aventurat që janë rezervuar për ty.
Ujori
Transformimi do të jetë kryefjala e jetës tënde gjatë kësaj Hëne të re. Sapo ti të mendosh se ke gjetur një perspektivë të re që do të të shërbejë shumë, menjëherë do të ndërrosh mendje dhe do të përballesh me sfida të reja. Nuk e dimë saktësisht se ç’surpriza do të të shpalosen, por të këshillojmë ta shijosh të gjithë rrugëtimin.
Peshqit
Që të ecësh përpara do të thotë që të zhvillohesh mendërisht dhe shpirtërisht. Është momenti që të zgjerosh njohuritë e tua dhe të përgatitesh për të ardhmen. Hëna e re të fton që të aplikosh në jetën tënde të gjitha leksionet që ke marrë, në mënyrë që të ndryshosh dhe të transformohesh pozitivisht.
Discussion about this post