Disa qytete të Italisë, ku numri i popullsisë së të cilave ka rënë ndjeshëm, po përdorin fenomenin e urbanizimit përmes nxjerrjes në ankand me çmime relativisht të lira të shtëpive, si shpresë për të gjetur banorë të rinj.
CNN raporton se qyteti Sambuca në Siçili është i radhës që po ndjek këtë strategji.
Qyteti ka përjetuar një kërkesë të madhe për shtëpi të lira për shitje në 2019 dhe 2021, dhe tani po përgatitet të nxjerrë në ankand një grup të tretë shtëpish, këtë herë me çmime fillestare prej 3 €.
Sambuca u bë kryefjalë në mediat ndërkombëtare në vitin 2019 kur u raportua për herë të parë se 16 shtëpi po shiteshin për një euro. Dy vjet më vonë, qyteti ofroi një grup të dytë shtëpish, këtë herë me një çmim fillestar prej 2 eurosh.
Siç raportohet nga CNN, këto shitje tërhoqën blerës ndërkombëtarë deri nga Lindja e Mesme dhe ndihmuan në rigjallërimin e ekonomisë vendase.
Discussion about this post