Është konfirmuar nga vetë produksioni se mbrëmjen e sotme do të ketë 4 hyrje të reja në shtëpinë e Big Brother Vip.
Ndërkohë, lart e poshtë po thuhet se produksioni i ka dërguar një ftesë për t’u bërë pjesë e shtëpisë moderatores, Arjola Shehu, e cila aktualisht është e angazhuar me një emision mëngjesi në një tjetër televizion. Duke pasur parasysh angazhimet e saj, mund të thuhet se përgjigja e ftesës mund të jetë negative, megjithatë nuk mund të thuhet me siguri.
Ndërkohë, kujtojmë se emrat të cilët po qarkullojnë në rrjet si banorët e rinj të shtëpisë më të famshne në Shqipëri janë: Bledi Mane, Dijonis Biba, Alandy (partneri i Palomës) dhe Keisi Medini.
Bledi dhe Dijonisi kanë bërë një reagim në rrjetet sociale, ku duket se konfirmojnë lajmet që po qarkullojnë. Megjithatë, mbetet për tu parë nëse ata do të bëhen pjesë e “BBV.”
Discussion about this post