Vera ka nisur zyrtarisht dhe siç duken parashikimet e motit, temperaturat edhe këtë vit do të jenë përvëluese për miliona njerëz në të gjithë botën. Temperatura ideale për të fjetur është rreth 18 gradë Celcius, në varësi edhe të njerëzve.
Por, nëse përdorimi i kondicionierit për të përballuar vapën nuk është një ndër opsionet tuaja, atëherë ka disa gjëra që mund të bëni për ta mbajtur të freskët ajrin brenda në shtëpi.
Ja gjërat që mund të bëni, për ta përballuar si duhet verën e nxehtë, që në fakt sapo ka nisur:
#1 Freskoni shpesh çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve
#2 Fusni në një qese çorapet dhe vendosini për pak minuta në frigorifer
#3 Përdorni një freskuese për ambientin ( jo kondicioner)
#4 Mbani një peshqir të lagur në qafë
#5 Mos flini nudo (edhe pse mund të jetë një ide për të ndjerë freskun, por në fakt efekti është i kundërt)
#6 Konsideroni një dyshek ftohës
#7 Bllokoni diellin dhe nxehtësinë gjatë ditës, duke ulur grilat ose tendat që mos të depërtojë i nxehti
#8 Pini ujë me akull para gjumit
Discussion about this post