Kate thuhet se po përballet me një trajtim të vështirë e të mundimshëm mjekësor pas diagnostikimit me kancer, por ne daljen e parë publike të princeshës që kur njoftoi sëmundjen, nuk u pa asnjë shenjë e kësaj të fundit, përkundrazi, Kate dukej po aq bukur sa përherë.
Në qoftë se e gjithë kjo është meritë vetëm e grimit, atëherë artistja e saj e make up-it meriton padyshim lavdërime të mëdha. Princesha shkëlqeu me pamjen ne paradën e trupave mbretërore, të organizuar në nder të ditëlindjes së Mbretit Charles.”
Kate iu bashkua bashkëshortit të saj Princit William, dhe tre fëmijëve të tyre, princerve George dhe Louis dhe Princeshës Charlotte , si dhe mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në Trooping the Color të këtij viti , paradën ushtarake vjetore të mbajtur për të festuar ditëlindjen e Mbretit.
E veshur me një fustan të bardhë me veshje të zezë nga Jenny Packham dhe një kapelë nga Philip Treacy, Kate ishte me George, 10, Charlotte, 9 dhe Louis, 6, në një karrocë mbretërore gjatë paradës, sipas medias së huaj.
Hera e fundit që Kate ishte shfaqur në publik me anëtarët e familjes mbretërore ishte në dhjetor , kur ajo iu bashkua atyre për të marrë pjesë në një shërbim të Krishtlindjes në Sandringham. Vetëm disa javë pas kësaj paraqitjeje, pallati njoftoi se Kate, 42 vjeç, ishte shtruar në spital më 16 janar, për “operacion të planifikuar abdominal” dhe do të merrte pushim nga detyrat e saj mbretërore për t’u rikuperuar. Në mars, Kate zbuloi publikisht se ishte diagnostikuar me kancer pas operacionit. Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur.
Discussion about this post