Dietologia Anila Kalleshi, tregoi se çfarë duhet të konsumojmë në stinën e verës dhe se çfarë duhet të shmangim.
“Unë mendoj që njeriu duhet të konsumojë shpesh ushqim, por jo në sasi të pafundme dhe duhet të bëjë aktivitet fizik. Nuk mund të jetosh gjithë jetën duke privuar trupin nga ushqimet që do, por duhet ndryshuar stili i jetesës. Në verë, problemi më i madh është konsumi i akulloreve, pijeve freskuese apo energjike, lëngjeve të frutave të konservuara dhe i alkoolit. Në verë, njerëzit nuk është se konsumojnë shumë mish, problemi është vetëm tek akulloret dhe pijet freskuese. Mund të bësh vetë akullore në shtëpi ose të konsumoni smoothie me boronica”, u shpreh dietologia.
Sipas saj, veza është alternativa më e mirë për mëngjesin, “pasi është e paktë në sasi, por shumë e pasur me proteina. Gjithashtu, edhe bulmeti është i mirë për të nisur ditën”.
Sa i përket drekës për stinën e nxehtë, nutricionistja theksoi se “peshku dhe frutat e detit” janë shumë të mira, por jo për personat që kanë probleme me tiroiden.
Discussion about this post