Je apo s’je gati, po hyjmë në sezonin e Gaforres. Pas një muaji të vështirë, është momenti të tërhiqesh dhe të pushosh pak, që të rikarikosh bateritë. Shenjat e Ujit, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit gjatë këtij sezoni do të bëjnë namin, ndërsa Dashi, Peshorja dhe Bricjapi do të hasen me ca vështirësi.
Që ta kesh parasysh, nuk ka rëndësi se ç’shenjë je, sezoni i Gaforres do të ketë ndikim tek ti. Lumturi, trishtim, inat, entuziazëm; të gjitha ndjesitë do të përjetosh gjatë këtij sezoni.
Dashi
Nga të gjitha shenjat, Dashi do të ndikohet më së shumti nga Gaforrja. Duke qenë se ti e ke shumë zët të qëndrosh për shumë kohë në një vend të caktuar, na vjen keq, por këtë do të bësh gjatë këtij sezoni. Merr një pushim, reflekto për të gjitha gjërat që ke dhe do dhe rikariko energjitë e tua.
Demi
Ky sezon i ri do të të sjellë më shumë emocione dhe do të jesh më i/e butë se zakonisht. Si një shenjë Toke, ti u shmangesh pak ndjesive të tua, por nuk ke ç’bën, do të të duhet t’i pranosh. Është një proces i gjatë që e kalojnë të gjithë, ndaj ajo që të sugjerojmë është që të ulesh në paqe dhe t’i pranosh emocionet. Komuniko me të tjerët pa hezitim dhe zbulo një anë tënden që jo të gjithë e njohin.
Binjakët
Muaji i ditëlindjes mbaroi, ndaj është momenti që të bëhesh një shenjë më serioze dhe e përgjegjshme. Muajin e kaluar e ke kaluar duke takuar njerëz të rinj, duke shkuar në vende të tjera dhe duke provuar gjëra emocionuese. Nga e gjitha kjo përvojë ke marrë më të mirën dhe tani do të të duhet ta vendosësh në praktikë atë që ke mësuar. Përkushtimi është ndonjëherë i frikshëm dhe i vështirë, por është edhe më e bukur si ndjesi kur arrin të bësh ato që do, me vullnet dhe pasion.
Gaforrja
Gëzuar ditëlindje! Bota është e jotja tani dhe je nën kontroll të çdo situate. Gjej gjëra që të ngjallin pasion dhe të dhurojnë lumturi. Nëse je në një lidhje, është çasti ideal që ta fuqizosh dhe ta bësh edhe më të sigurt marrëdhënien. Sa i përket punës, do të bësh ç’është e mundur që të marrësh promovimin ose shpërblimin që dëshiron kaq shumë.
Luani
Për momentin je në një gjendje të këndshme, ku do të pushosh dhe të marrësh veten, si dhe të përgatitesh për gjithçka do të të sjellë muaji tjetër. Marrëdhënie të reja, mundësi në aspektin profesional dhe një rrugëtim i gjatë të pret. Është momenti që të përfundosh çdo projekt që ke nisur, që të kesh kohë dhe hapësirë për shanset e tjera.
Virgjëresha
Këtë muaj do të jesh në rolin tënd si “mami i grupit” të miqësisë. Do të kalosh shumë kohë me miqtë e afërt dhe rrjedhimisht, do të krijosh dhjetëra kujtime të bukura. Gjithashtu, ky sezon është momenti ideal për të krijuar lidhje të reja, të cilat do të të shërbejnë shumë në të ardhmen. Axhenda jote do të jetë mjaft e zënë, ndaj bëj kujdes me menaxhimin e kohës.
Peshorja
Gjatë këtij muaji e gjithë vëmendja është tek ti. Sezoni i Gaforres të bën një person më pasiv-agresiv, gjithsesi, sërish do të gjesh mundësinë që të shfaqesh në formën dhe mënyrën që ti do. Ka shumë projekte dhe punë në të cilat ti po përkushtohesh, të cilat do të të shpërblejnë. Kujtohu që sa më shumë energji të shpenzosh në një projekt, aq më të mira do të jenë frytet.
Akrepi
Gjatë këtij sezoni të kalosh super aventura dhe do të kënaqesh pafund. Është momenti ideal që të planifikuar një udhëtim dhe për t’u arratisur diku me personin e zemrës, ose miqtë. Do të përjetosh eksperienca të reja, të cilat do të të përmirësojnë mendësinë dhe do të të bëjnë të përqafosh të tjera perspektiva.
Shigjetari
Gaforrja është një shenjë plot ndjenja, ndaj s’është çudi që ta gjesh veten në situata ku shpërthen në lot ose në lumturi të pashpjegueshme. Emocionet do të dalin në sipërfaqe dhe do ta kesh të vështirë të kontrollosh situata të ndryshme, duke nisur që nga paratë, lidhjet dhe kohën. Do ta kuptosh se nuk e je një person aq i pavarur sa mendon.
Bricjapi
Ti dhe Gaforrja jeni dy shenja totalisht të kundërta, por meqë jemi në sezonin e kësaj shenje, do ta gjesh veten të përqendruar më shumë te lidhjet. Marrëdhëniet e tua me personin e zemrës, miqtë e ngushtë, ortakët e biznesit dhe njerëzit me të cilët nuk shkon mirë. Të gjitha këto raporte do të të sjellin një lëmsh ndjesish, me të cilat je i/e detyruar të përballesh.
Ujori
Ky sezon do të të motivojë që të kujdesesh më shumë për veten, duke të të bërë që të heqësh dorë nga zakonet dhe zgjedhjet që ke bërë më parë. Do të bëhesh një person më i fortë, i cili ka si prioritet veten.
Peshqit
Ky muaj të bën edhe më të ndjeshëm dhe të mbush me ndjesi të ndryshme. Gjithsesi, duhet thënë se shenja jote është me shumë fat. Sezoni i Gaforres aktivizon zonën e romancës, seksit dhe argëtimit, ndaj është momenti që të gjesh dashurinë, të bësh namin në shtrat dhe të përjetosh të gjitha ndjesitë pozitive.
Discussion about this post