Më shumë se një vit më parë Efi dhe Mozzik ishin kryefjalë e mediave. Ata do shfaqeshin në Instagram në disa foto bashkë që ngritën dyhsime për një lidhje, e që më pas rezultoi se Efi ishte protagonist e klipt të këngës “Fatkeqësi” të reperit.
Edhe pse dukej se raporti mes tyre ishte shumë i afërt, disa detaje na bëjnë të mendojmë se diçka mes tyre ka ndodhur. Si fillim, Efi nuk e ndjek më Mozzik në Instagram. As ky i fundit nuk e ndjek, por nuk e ka ndjekur as më parë pasi ai ka vetëm 7 persona në listën e njerëzve që ndjek. Para pak ditësh Mozzik publikoi albumin e ri ‘Mërgimstar”, në të cilin ka dy këngë edhe me Dafinën. Dhe gjejeni pak…Efi mbështeti vetëm Dafinën për projektin e ri.
Në një intervistë të fundit Efi ka deklaruar se gjërat mes tyre janë po njësoj, duke mohuar të kenë konflikte apo hatërmbetje.
“Unë dhe Mozzik nuk është se flasim gjatë gjithë kohës. Kur na bie rasti për të folur, do flasim. Sa lajme kanë dalë, nuk e di me thënë të drejtën, janë disa personazhe që bëjë follow vetëm veten dhe një tek person, dhe Mozzik më duket se vetëm një person ka a dy se di mirë, vetëm gocën.”
E pyetur nëse është penduar që ka marrë pjesë te videoklipi i tij, Efi tha:
“Jo, absolutisht jo, është super videoklip i bukur dhe mua më pëlqen shumë vetja aty. Kam treguar aftësi dhe për aktrimin.”
Discussion about this post