Gjyshërit suedezë tani kanë të drejtë të kërkojnë pagesë për t’u kujdesur për nipërit e mbesat e tyre.
Vendi nordik po iu lejon prindërve të transferojnë të drejtën e lejes prindërore me pagesë te prindërit e tyre(gjyshërit).
Ligji i ri i Suedisë, i cili hyri në fuqi të hënën, u lejon prindërve të transferojnë deri në 90 ditë të pushimit të tyre të paguar tek personat e tjerë në rastin e familjeve me një prind dhe 45 ditë në rastin e një çifti prindërish.
Qytetarët suedezë paguajnë disa nga taksat më të larta në botë, por kompensohen nga shteti duke u ofruar atyre kujdes mjekësor, arsim falas deri në arsimin e lartë dhe përfitime bujare të papunësisë.
Discussion about this post