Një video që tregon një çift duke darkuar në lartësi po bën bujë në internet.Të ulur përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të lidhur me një litar, ata largohen ngadalë nga toka, duke u ngjitur lart mbi një luginë malore. Origjina e videos mbetet e panjohur, por një grua në sfond, me sa duket duke dhënë udhëzime, dëgjohet duke folur rusisht. Video u publikua në X, ku në pak orë mblodhi miliona shikime dhe ngjalli reagime të shumta.
“Cila është fjala e parë që ju vjen në mendje kur e shihni këtë”, thuhet në mbishkrimin e videos.
Shumë persona në komente theksuan mungesën e masave të sigurisë për dyshen e ulur në tavolinën e ngritur në ajër.
“Të paktën duhet të vendosin një rrip ose diçka tjetër në rast se bien”, shkroi një nga komentuesit.
“Darka e Fundit”, shkroi me shaka një tjetër. “Derisa vdekja të na ndajë, por vdekja është më shpejt se sa mendoni”, tha një tjetër përdorues i rrjetit social X.
Discussion about this post