Nëse shpesh ndiheni të përgjumur dhe ju duket sikur nivelet energjisë po ju bien, është një ide e mirë të rivlerësoni zakonet tuaja të të ngrënit. Në të vërtetë, faktori i dietës mund të jetë arsyeja pse nivelet e energjisë janë ulur, ndërkohë që shpesh disa përbërës ushqimorë të njohur për vetitë e tyre stimuluese, në afat të gjatë dëmtojnë shëndetin. Nutricionistja e certifikuar Shyla Cadogan prezanton dy gabimet më të zakonshme ushqyese që ju vjedhin energjinë.
Konsumimi i shumë pijeve energjike
Pijet energjike përmbajnë kafeinë, sheqer, sasi të larta të vitaminave B dhe aminoacide si taurina, përbërës që rrisin menjëherë nivelin e energjisë, por në të ardhmen shoqërohen me rreziqe shëndetësore. Përmbajtja e sheqerit rrit me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak, që çon në ulje të energjisë dhe rrjedhimisht rraskapitje të trupit. Përveç kësaj, është e nevojshme të mos zgjidhni pije energjike që përmbajnë më shumë se 80-85 mg kafeinë (1 filxhan kafe).
Biskotat, donuts ose karamelet na mbajnë aktivë, por vetëm për një ose dy orë. Këto ushqime janë të pasura me karbohidrate dhe rrisin nivelet e sheqerit në gjak shumë shpejt, por pas rritjes së shpejtë, ka një rënie po aq të shpejtë. Pabarazitë në nivelet e sheqerit në gjak janë shkaku kryesor i niveleve të paqëndrueshme të energjisë.
Discussion about this post