Shkencëtarët kanë zbuluar një njollë dielli që po rritet me shpejtësi, e cila po shkon në drejtim të Tokës, dhe që mund të shkaktojë një “sulm” të energjisë diellore gjatë ditëve në vijim, shkruan Live Science.
Njolla diellore, e quajtur AR3085, ishte shumë e vogël në momentin kur u shfaq disa ditë më parë por tani është rritur 10 herë më shumë duke u shndërruar në njolla të shumta diellore që secila prej tyre mund të jetë pothuajse e njejtë me diametrin e Tokës.
Sipas SpaceWeather, janë zbuluar një sërë njollash diellore, shpërthime të mëdha të rrezatimit elektromagnetik që dalin nga sipërfaqja e diellit dhe lëshohen nga jashtë në hapësirë. Por shpërthimet diellore A, B dhe C janë përgjithësisht shumë të dobëta për të pasur një ndikim të dukshëm në Tokë.
Ndërsa shpërthimi diellor M është më i fortë dhe i aftë të shkaktojë ndërprerje të radios, ndërsa X janë më të fortë dhe mund të shkaktojnë ndërprerje të përhapura të radios, të dëmtojnë satelitët dhe rrëzojnë rrjetet e energjisë në tokë, sipas NASA-s .
Nëse njollat vazhdojnë të rriten gjatë ditëve në vijim, ato mund të prodhojnë rreze më të forta që mund të shkojnë drejt Tokës, duke rrezikuar potencialisht satelitët dhe sistemet e komunikimit.
Për momentin, megjithatë, nuk ka asnjë rrezik të afërt. Njollat e diellit janë zona të mëdha dhe të errëta të fushave të forta magnetike që formohen në sipërfaqen e diellit. Këto rajone – të cilat zakonisht janë të gjera sa planetet duken më të errëta sepse janë më të ftohta se mjedisi i tyre, sipas Live Science Space.com, shkruan abcnews.al.
Ato formohen në brezat e fushës magnetike të diellit, duke penguar rrjedhën e gazit të nxehtë nga brendësia e diellit dhe duke formuar zona më të ftohta dhe më të errëta në sipërfaqen e diellit.
Këto grumbullime të energjisë magnetike shpesh çojnë në shpërthime diellore. Sa më shumë njolla dielli të shfaqen në diell në një kohë të caktuar, aq më shumë ka të ngjarë të ketë shpërthime.
Burimi: AbcNews.al
Discussion about this post