Problemet me gjumin, mund të shkaktojnë pasoja të rrezikshme në shëndet.
Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, nëse njeriu fle më pak se 7 orë çdo natë, rreziku i vdekjes së parakohshme dyfishohet.
Nëse flini më pak se gjashtë orë në natë, rreziku katërfishohet.
Në shumë raste, mungesa e vitaminave mund të ndikojë tek cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vitaminat dhe mineralet që përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Vitamina C
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.
Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak vitaminë C në organizëm përballen më shumë me pagjumësinë dhe kanë tendencën të çohen shpesh natën.
Hekuri
Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi.
Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.
Magnezi
Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit.
Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrezikohet nga sëmundjet e veshkave apo rrahjet e ulëta të zemrës.
Magnezin e gjeni tek barishtet, farat e kungullit dhe disa arrorë.
Vitamina B12
Kjo vitaminë ruan shëndetin e nervave dhe qelizave të gjakut.
Ajo e ndihmon trupin të krijojë energji.
Mungesa e kësaj vitamin shkakton lodhje, problem me gjumin dhe mpirje të gjymtyrëve.
Vitamina D
Studimet thonë se nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura fort me cilësinë e gjumit.
Sasia e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë dhe ushqimet ku ajo gjendet nuk mjaftojnë për të përfituar këtë sasi.
Kalçiumi
Mungesa e kalçiumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave.
Sasia e rekomanduar e suplementëve është 1,000 mg për të rriturit deri në 50 vjeç dhe 1,200 mg për njerëzit mbi 50 vjeç.
Kalçiumin e gjeni tek barishtet, sardelet dhe farat e susamit.
Acidet Yndyore Omega-3
Këto acide janë mirëbërëse për shëndetin e zemrës dhe të trurit.
Disa studime tonë se suplementët e këtyre acideve përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Ato i gjeni edhe tek salmoni e disa peshq të tjerë./AgroWeb.org
Discussion about this post