Aktorja turke Hande Erçel, e njohur për publikun shqiptar me rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, ka përjetuar ndarjen e dytë. Në shkurt të këtij viti, ajo dhe Kerem Bursin deklaruan ndarjen dhe nuk kaloi shumë e aktorja u përfol për një lidhje të re.
Ajo u kap mat me aktorin Kan Yildirim disa herë, por duket se edhe kjo romancë ka përfunduar këtë verë. Hande ka deklaruar për mediat turke se është beqare dhe me Kanin kanë mbetur thjesht miq. Sakaq, dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke konfirmuar kështu zyrtarisht ndarjen./abcnews.al
Discussion about this post