Në këtë periudhë të vitit, dasmat kanë të drejtën e tyre. Për fat të mirë, në ditët e sotme raste të tilla kanë gjithnjë e më pak rregulla stilistike se në dekadat e mëparshme. Të ftuarit kanë më shumë liri. Kjo mund të tingëllojë e mrekullueshme, por gjithashtu i bën gjërat pak më të komplikuara.
Pra, përpara se të filloni të kërkoni për copat që do të vishni atë ditë, ka disa gjëra që duhet të keni parasysh. Gjëra që tregojnë se ju e respektoni ceremoninë si dhe çiftin që martohet. Disa nga këto rregulla janë mjaft të thjeshta dhe të lehta për t’u ndjekur, përshembull, cilat ngjyra duhet të shmangen, ndërsa të tjera kërkojnë më shumë përpjekje, si për shembull të kuptosh plotësisht se si një dasmë në qytet ndryshon nga një dasmë në plazh dhe të krijosh pamjen përkatëse.
MOS VISHNI TË BARDHA…
…ose e bardhë, ose diçka panë, ose sheqer, ose blu shumë e lehtë. Nëse dëshironi t’i afroheni të bardhës, mund të zgjidhni diçka në nuancë nud.
Shmangni nuancat e dekorit të dasmës
Përveç nëse dëshironi të dukeni si pjesë e dekorimit apo festës së dasmës. Është turp, apo jo?
Kujdes, mos jini shumë rastësor!
Edhe nëse kjo martesë e veçantë është jashtëzakonisht e thjeshtë, sërisht mbetet dasëm! Çfarë do të thotë kjo? Xhinset, pantallonat e shkurtra, bluzat, pantallonat e shkurtra janë të ndaluara. Tani nëse doni të vishni diçka jo shumë madhështore, zgjidhni një fustan më të thjeshtë ose një jumpsuit jo dhe aq formal, të cilin nëse e mendoni, shumë lehtë mund ta mbani në situata të tjera.
Shmangni ekzagjerimet
Edhe pse dasma është diçka spektakolare në vetvete, është mirë të mos e humbni plotësisht stilin. Veç kësaj, jam i sigurt se nuk doni t’ja kaloni nuses dhe dhëndrit. Cila është këshilla? Tregoni shumë kujdes me ngjyrat dhe modelet. Zgjidhni diçka mbresëlënëse, elegante, shik, por do ta dini se nuk do të tërheqë vëmendjen e pjesës tjetër të të ftuarve.
Discussion about this post