Kjo e martë do nisë dhe do vazhdojë nën pozitivitetin e Hënës, e cila është në shenjën tuaj sot të dashur Shigjetarë!
Edhe lëvizjet e tjera planetare do favorizojnë marrëdhëniet ndërperonale dhe në mënyrë të veçantë karrierën. Në dashuri do jeni plot energji dhe gati për të jetuar eksperienca të reja, qofshi çift, apo single.
Nëse jeni në një marrëdhënie, prisni rritje të pasionit dhe momente intimiteti. Për ata që janë single, mund të ketë takime që do rizgjojnë dëshirat e thella. Nuk do i rezistoni dot “ligjit të zemrës” por do e lini veten të lirë, të përfshiheni në aventurën e re.
Në punë përqendrohuni tek objektivat dhe mos u shpërqendroni nga thashethemet apo zhgënjimet e momentit. Shihni pak më larg.
Discussion about this post