Dashi fiton vendin e parë, pasi njihet si natyrë impulsive, agresive dhe e padurueshme. Ajo është konkurruese dhe kur i bëhet padrejtësi apo ngacmohet nga dikush, ajo reagon menjëherë dhe me inat. E vetmja gjë e sigurt është se do të shpërthejë, por deri në çfarë mase askush nuk e di. Varësisht nga çfarë i ka ndodhur gjatë ditës.
Femra Luan e ka të vështirë ta mbajë të qetë në përgjithësi, pasi temperamenti i saj është i zjarrtë dhe mund të zemërohet për një sërë arsyesh, nga më seriozet deri tek ato më të parëndësishmet. Ajo do të shkojë lehtësisht në ekstrem nëse ofendohet (ose ndihet kështu), ashtu si edhe nëse i jep hua një rrobë të shtrenjtë të cilën ia kthejnë të ndotur ose të dëmtuar, ose nuk ia kthejnë dhe detyrohet ta kërkojë.
Gaforrja ka një reputacion për të qenë e ëmbël dhe e ndjeshme, por kjo nuk do të thotë se nuk nxehet menjëherë, dhe shumë. Aty ku ajo humbet plotësisht gjakftohtësinë e saj është kur mendon se po goditet pas shpine nga dikush që mendon se është njeri i saji.
Virgjëresha-Të gjithë mund ta konsiderojnë atë të ndrojtur dhe të turpshme, por nuk e dinë që kjo është një nga femrat më flagrante, që vërtet mund të marrë flakë plotësisht dhe madje për arsye të parëndësishme. Një gabim, një shtyrje ose anulim i orarit të saj, ose një sjellje që nuk i pëlqen ose e nënvlerëson atë, është në gjendje ta bëjë atë të dalë plotësisht nga vetja dhe të bërtase.
Discussion about this post