44 dhe 60 janë dy moshat kur njeriu plaket në mënyrë drastike.
Kështu thotë një studim i ri nga Stanford Medicine. Sipas këtij studimi, plakja e njeriut nuk përparon me një ritëm të qëndrueshëm, por përkundrazi ndodh në dy shpërthime – fillimisht rreth moshës 44 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 60 vjeç.
Gjetjet tregojnë se këto periudha janë përshpejtuar. Në brezat e mëparshëm, ndodhte më vonë.
Plakja shenjohet nga ndryshimet e thella molekulare dhe mikrobiologjike në trup.
Zbulimi ofron një pasqyrë më të gjerë se pse disa çështje shëndetësore, si p.sh sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet muskuloskeletore, priren të rriten gjatë këtyre moshave.
Kuptimi i këtyre fenomeneve biologjike mund të hapë rrugën për ndërhyrjet e synuara për të zbutur ndikimin e plakjes gjatë këtyre periudhave kritike.
Discussion about this post