Bebe Rexha ka publikuar disa video rresht në Instastory, ku duket në gjendje të rënduar emocionale.
Ajo tregon mes lotësh se punonjësi i kompanisë së fluturimit nuk e ka lënë të hipë në avion, madje e ka trajtuar keq atë, pasi Bebe i kishte folur shqip, sepse i ishte dukur si shqiptar.
“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha mbi video.
Ajo ndodhej në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe do nisej për në Los Angeles.
Discussion about this post