Jo vetëm Ori Nebiajn, por edhe Isli Islamin nuk do t’i shohim më në drejtimin e “Wake Up”. U përfol angazhimi i moderatores në një tjetër projekt televiziv, ndonëse nuk u konfirmua nëse do të largohej përfundimisht nga emisioni i mëngjesit.
Por tashmë nuk ka dyshime. As Isli as Ori nuk do të jenë protagonistët e “Wake Up” sezonin e ri televiziv. Në shtator emisioni vjen me ndryshime, ku Blendi Salaj do të jetë autor dhe njëkohësisht moderator i këtij programi.
Më herët kujtojmë që Ori në një intervistë ne emisionin “Më lër të flas”, thumboi duke treguar se mbase sezonin e ardhshëm nuk do të zgjohej aq herët.
“Po them se do të zgjohem pak më vonë. Topi ka plane për vete, duke na pasur ne normalisht që ecin paralelisht,”-shprehej Ori.
Aktualisht moderatorja është e angazhuar me “Pushime on Top”, ndërsa se ku do ta shohim sezonin tjetër duhet të presim edhe pak.
Discussion about this post