Aktorja Jenna Ortega ka folur edhe një herë në lidhje me thashethet që qarkulluan pak kohë më parë, ku thuhej se ajo ishte në një lidhje me aktorin Johnny Depp.
E pyetur se cili janë thashethemet më të çmendura që ajo ka dëgjuar për veten, ylli i “Wednesday” tha për Buzzfeed: “Unë isha në një lidhje serioze me Johnny Depp dhe doja që të gjithë të na linin vetëm”.
“Është kaq e çmendur. Dua të them, nuk kam folur kurrë për të. Unë kurrë nuk kam thënë asgjë për këtë. Artikujt me të vërtetë bëjnë titujt e tyre, por unë mendova se kjo ishte shumë qesharake”, tha aktorja 21-vjeçare në një intervistë.
Mesa duket thashethemet e pabaza kanë bërë jehonë, pasi një nga bashkëyjet e saj e ka pyetur për këtë.
“Isha në xhirime me Richard E. Grant dhe ai erdhi tek unë dhe më tha: “Oh, pra ti dhe Johnny?” Dhe unë qesha sepse nuk e njoh këtë person”, tha ajo.
Thashethemet u shfaqën javë më parë në ‘Deux Moi’, ku thuhej se dyshja ishte në një lidhje dhe shpesh ishin parë në takime. Në atë kohë, Ortega mohoi menjëherë thashethemet me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Edhe Depp e mohoi këtë lidhje në një deklaratë përmes përfaqësuesve të tij: “ Z. Depp nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale me zonjën Ortega në asnjë mënyrë. Ai kurrë nuk e ka takuar, as nuk ka folur me të. Ai nuk bashkëpunon në asnjë projekt me të dhe as nuk e ka ndërmend. Ai është i tmerruar nga këto thashetheme të pabaza dhe dashakeqe që synojnë të dëmtojnë reputacionin dhe karrierën e tij”.
Discussion about this post