Pak ditë më parë Mikela Pupa, gazetare e Piranjave, e cila ndodhet në pritje të ëmbël, është përballur me një bullizim të pamasë në rrjetet sociale.
Mikela ka postuar në platformat e rrjeteve sociale një video lidhur me nisjen e sezonit të ri të “Piranjave”. Ajo është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, dhe kjo është bërë shkak që të vërshojnë një lumë komentesh masakruese ndaj saj dhe ndryshimeve normale që trupi i saj pëson në këtë periudhë.
Ndërkohë Mikela dhe “Piranjat” kanë postuar një tjetër video si përgjigje për të gjithë bullizimin që gazetarja mori në rrjet nga komentuesit.
Discussion about this post